Vasili:rëndësi ka që Rama i ka mirë dhëmbët!77% e shqiptarëve s’përballojnë dot dentistin

0
638

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thotë se 77% e shqiptarëve e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet për kujdesin dentar.

Kjo sipas Vasilit, është shifër e Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës dhe është ndër më negativet në kontinent.

Me ironi kreu i grupit të LSI-së, shprehet që me rëndësi është që vetë kryeministri i ka në rregull dhëmbët e tij.

Statusi i plotë

77% e shqiptareve nuk e perballojne dot dentistin,por kryeministri po dhe kjo ka rendesi.

Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77% e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar.

Kjo eshte shifra absolutisht me negative ne Europe.

Te gjitha vendet e Ballkanit e kane me te ulet se sa Shqiperia,pra Shqiperia eshte me keq se te gjithe.

Kete studim nuk e ka bere opozita shqiptare, por Komisioni Europian.

Shendeti i shqiptareve eshte i rrezikuar pasi qindra komplikacione shendetesore shkaktare te semundjeve te renda lidhen drejtpersedrejti me stomatologjine.

Kuptohet qe shkollepakti nuk mer vesh nga keto gjera.

Por rendesi ka qe kryeministri i ka fort ne rregull dhembet e tij dhe ka boll para’ per t’i mirmbajtur ato brenda dhe sidomos jashte vendit.

Edhe ne shpenzimet per Arsimin sic referon Forumi i Ballkanit,Shqiperia eshte absolutisht e fundit ne Ballkan me 3.1%,kur Kosova e ka 4.6% dhe Mali i i Zi 4.5%.

Nje pyetje per ta mbyllur:

A do te arrije ndonje tregues per te qene ky kryeminister,se per te gjithe treguesit jemi ne fund te Ballkanit se me gjere nuk po kerkojme?

Sepse keshtu si e ka zene ky kryeminister do ta perfundoje qeverisjen sic thote populli “ashtu hyri ashtu doli kastravec”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here