Berisha: Rama dakord me Vuçiç per ndarjen e Kosoves

0
710

Kryeministri Edi Rama nuk është përfshirë ende në debatin lidhur me tezën e presidentit Thaçi për korigjimin e kufijve por ndërkohë ish kryeministri i Suedisë, Karl Bild  zbulon se mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Ramës ka pasur diskutime.

Përderisa nuk ka një normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, çështja do të kufizojë potencialin e të dy vendeve dhe stabilitetin e rajonit. Kjo është arsyeja pse ideja e ndarjeve të reja territoriale është shfaqur përsëri. Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të tilla. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.Presidenti serb Aleksander Vucic po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur, siç më tha në një bisedë.”

Ish kryeministri i Suedise Karl Bild denoncon:

Nisur nga ky reagim Berisha shkruan një status ku thotë se Rama ka rënë dakord me Vuçiç për ndarjen e Kosovës.

Jorgo Kristaq Zografi i Dyte dakord me Vuçiç per ndarjen e Kosoves!

Te dashur miq, ish kryeministri i Suedise Karl Bild deklaron se Edvin Kristaq Rama, te cilin mediat rendom e therrasin prej kohesh Jorgo Kristaq Zografi i dyte, ka rene dakord me Aleksander Vuçiç dhe argatet e tij albanofob ne Prishtine per ndarjen e Kosoves!

Kete denoncim ish kryeministri i Suedise dhe njeri prej njohesve me te shkelqyer te Ballkanit, i cili e ben kete ne nje editorial qe ka publikuar ne gazeten amerikane Washington Post me titull: “Ballkanizimi i metejshem i Ballkanit, nje recete katastrofe”! Ne kete editorial Bild shkruan se: “Ne nje takim qe kishte me Edi Ramen ai ishte i hapur per kete ide te Vuçiç”, pra te ndarjes se Kosoves dhe dorezimit Serbise te territorit mbi Iber te Republikes se Kosoves!

Te dashur miq, sot trojet shqiptare, per shkak te kapitullimit te Jorgo Kristaq Zografit te dyte dhe argateve te Beogradit ne Prishtine jane ne prag te nje coptimi te dyte por kesaj rradhe jo nga fuqite e medha por nga shqiptaret albanofob qe aktualisht jane nje rrezik i jashtezakonshem per kombin shqiptar!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here