Masakër në Vlorë: Djali vret 8 pjesëtarë të fisit të tij, plagos 6 të tjerë

0
3782

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës, ku 8 persona janë vrarë me armë zjarri.

Një 24 vjeçar i cili mendohet se është me probleme mendore ka vrarë 8 persona të gjithe nga i njëjti fis me mbiemër Zykaj.

Edhe autori eshte nga ai fis.

Ngjarja u raportua rreth orës 18:10 minuta të pasdites së sotme (10 gusht).

Policia e Vlorës konfirmon se autori i ngjarjes është 24 vjeçari, Ridvan Zyka, i cili dyshohet se i ka vrarë viktimat me armë zjarri automatike.

I riu dyshohet të jetë me të meta mendore.

Gazetarja e Ora News në Vlorë, Jerola Ziaj thotë se 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ngjarja.

“Një 24 vjeçar ka shtënë në drejtim të familjarëve të tij, pjesëtarë të fisit Zykaj duke lënë pas 8 viktima. Delta Force RENEA dhe efektivë të policisë së Vlorës janë vënë në ndjekje të 24 vjeçarit që dyshohet se është me të meta mendore, por ende nuk është konfirmuar. Blutë e Vlorës po krehin territorin për të arrestuar të riun që mendohet se është ende i armatosur”, raporton gazetarja e Ora News Jerola Ziaj.

Autori ka lidhje farefisnore të brezit të dytë me viktimat.

Viktimat janë kushërinj të parë dhe vëllezër me njëri-tjetrin.

Policia ka shkuar në vendin e krimit dhe ka nisur puna për arrestimin e tij, ndërsa në aksion janë angazhuar forcat e policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta.

Kontrolle të shumta po zhvillohen në zonë nga toka dhe nga ajri.

Autori i ngjarjes dyshohet të jetë ende i armatosur, çka mund të përbëjë rrezik për forcat e rendit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës ndërsa viktimat janë dërguar në morgun e qytetit.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, RENEA, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here