8 të vdekur dhe 6 të plagosur, ky është bilanci i vrasjes tragjike të ndodhur sot në Resulaj të Vlorës, ku 24 vjeçari Ridvan Zykaj qëlloi mbi disa persona.

Dyshohet se mes viktimave ka dhe mosha të reja, madje nuk përjashtohen as të miturit dhe femrat. Ndërkohë që problem është edhe vendosja e viktimave pasi morgu i Vlorës nuk ka vende.Sipas policisë autori i dyshuar është Ridvan Zykaj, 24 vjeç. Ky i fundit pak pas masakrës u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij.

LEAVE A REPLY