Opozita kritikoi qeverinë Rama  i shkaktoi shtetit dhe shqiptarëve një dëm prej prej 19 milionë euros me pronën publike.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi thotë se prona publike është tjetërsuar sipas interesave korruptive të maxhorancës.

“Një nga rekordet e kësaj qeverie është korrupsioni me pronën publike. Me një dëm prej 19 milionë eurosh, qeveria e Edi Ramës është sjellë si pushtuese me pronën publike, duke e dhënë atë apo tjetërsuar sipas interesave të saj mafioze, korruptive dhe klienteliste.

Kur erdhi në pushtet 5 vjet më parë, kjo qeveri gjeti inventarin e çdo prone publike të Republikës së Shqipërisë, në nivel qendror dhe lokal. Por, në vend që ky inventar të shërbente për të mirën publike për të gjeneruar të ardhura apo për t’u përdorur si fond kompensimi për pronarët, pronat publike janë përdorur për të pasuruar miqtë dhe klientët e Edi Ramës. Dikujt i është dhënë me koncension, dikujt tjetër me qera 90 vite.

PD thotë se është e angazhuar të vjedhë cdo lloj forme të vjedhjes së pronës publike.

Partia Demokratike është e angazhuar për të kryer një hetim dhe analizë të plotë të çdo prone publike të vjedhur e grabitur këto 5 vite. Askush nuk do të gëzojë një pronë publike të marrë me korrupsion, në kundërshtim me ligjin.

PD nënvizon se për vitin 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori kallëzime penale për 129 persona në pushtetin qëndror dhe lokal, por, fatkeqësisht, nga prokuroria nuk ka asnjë raportim sa nga zyrtarët e qeverisë ka çuar para gjykatës për shpërdorim detyre dhe abuzim me pronat, duke i tjetërsuar ato në shkelje të ligjit, pa transparencë dhe pa garë të drejtë e të barabartë.

LEAVE A REPLY