Shpërthimi në Bolonja, Policia Rrugore kontroll shoferëve të autoboteve

0
961

Nisur nga aksidenti i rëndë i pak ditëve më parë në Bolonja të Italisë, Policia Rrugore në vendin tonë ka ndërmarrë masa për monitoruar drejtuesit e mjeteve që transportojnë lëndë djegëse.

Kreu i Policisë Rrugore, Mithat Tola: Nisur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Bolonja të Italisë me përfshirjen e një mjeti autobot që transportonte lëndë të rrezikshme, ku pasojat ishin të rënda për përdoruesit e rrugës, prej ditës së Mërkurë nëpërmjet një plani operacional të veçantë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kontrolluar dhe po kontrollojnë kategorinë e mjeteve dhe të drejtuesve të mjeteve që transportojnë në Shqipëri karburante dhe lëndë të rrezikshme në drejtim të respektimit të normave të veçanta për këtë kategori dhe të sistemeve e të pajimeve të parashikuara në Kodin Rrugor.

Shpërthimi i një mjeti cisternë në Bolonja katër ditë më parë, shkaktoi një shpërthim të fuqishëm duke lënë pas 2 viktima dhe 84 persona të plagosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here