Paratë, për të cilat Banka e Shqipërisë ka probleme informacioni për hartimin e statistikave, kanë qenë në 5% e PBB-së nominale. Paratë e firuara jashtë ekonomisë së vendit në tre muaj llogariten 142 mln euro.

Plot 142 milionë euro, origjina e të cilëve është e papërcaktuar për arsye të ndryshme, kanë fluturuar jashtë Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti.

Paratë, për të cilat Banka e Shqipërisë ka probleme informacioni për hartimin e statistikave, kanë qenë në 5% e PBB-së nominale.

Fluksi i parave kësaj radhe, ndryshe nga tetor-dhjetori i vitit 2017 (50 milionë euro), ka qenë në drejtim të kundërt, duke u futur nga jashtë në ekonominë shqiptare, ose duke u prodhuar nga ekonomia informale.

Ndërkohë për tremujorin e parë, treguesi i raportit mes eksporteve dhe importeve është 354 milionë euro, 43 milionë euro më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Vet llogaria korrente e Shqipërisë, që është totali i fluksit të parave që hyjnë e dalin në vend, regjistroi sipas Bankës së Shqipërisë një deficit prej 164.6 milionë eurosh në tremujorin e parë të vitit 2018, duke u zgjeruar me rreth 11% në nivel vjetor.

LEAVE A REPLY