Policia kontrolle për armë, dy të arrestuar në Vlorë e Sarandë

0
668

Pak ditë pas masakrës së Selenicës, Policia e Vlorës dhe Sarandës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje. Po kështu policia ka vendosur në dispozicion dy numra telefoni për qytetarët.

Në kuadër dhe në zbatim të Plan-Masave të marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, për evidentimin dhe kapjen e ndalimin e personave të cilët posedojnë armë zjarri pa leje, strukturat e kësaj Drejtorie kanë vijuar kontrollet e imtësishme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë ushtruar kontrolle, në ambiente të hapura, kontrolle ndaj automjeteve dhe personave që dyshohet se mund të posedonin apo qarkullonin me armë, si dhe në lokale e banesa.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, ditën e sotme, Policia e Vlorës, ka evidentuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin, Orgest A., 19 vjeç, banues në Vlorë.
U krye arrestimi i tij pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, pa leje.

Ndërsa një tjetër rast u konstatua ditën e djeshme nga Policia e Sarandës në lagjen “Nr.1”, ku gjatë kontrollit në ambientet e një lokali u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 3 gramë kanabis dhe u arrestua shtetasi B.M., 38 vjeç, banues në Tepelenë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia e Vlorës do vijojë kontrollet për të evidentuar e goditur çdo rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjithashtu fton të gjithë ata që kanë informacion lidhur me veprimtaritë e kundraligjshme, të telefonojnë në numrin 0694110242 ose 112, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm për goditjen e çdo paligjshmërie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here