Bizneset e reja, Tatimet: U hapën 1,531 subjekte

0
791

Bizneset e reja të hapura në zonat bregdetare për periudhën qershor– gusht janë rritur 58 për qind në krahasim me një vit më parë. Për këtë periudhë, në zonat bregdetare janë regjistruar 1,531 biznese të reja. Shifrat u publikuan dje nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Bilanci i Tatimeve rezulton pozitiv edhe në rritjen e xhiros dhe lëshimit të kuponit tatimor për zonat bregdetare.

Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, numri i bizneseve të reja të regjistruara në zonat turistike për periudhën 1 qershor –13 gusht ishte 1,531 ose 58 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Shifrat u përkasin subjekteve të reja të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.

Drejtoria Rajonale e Tatimeve Sarandë, sipas të dhënave, shënoi rritjen me të lartë me rreth 44 për qind të bizneseve të reja, të hapura gjatë periudhës së marrë në analizë, duke vijuar më pas me Drejtorinë Rajonale të Lezhës me rreth 33 për qind dhe Drejtoria Rajonale e Vlorës me rreth 24 për qind. Administrata Tatimore do të vazhdojë t’u vijë në ndihmë tatimpaguesve, në respektimin e detyrimeve ligjore, si dhe duke u kujdesur për të siguruar transparencën e kërkuar nga turistët.

Më nisjen e sezonit turistik, administrata Tatimore nisi dhe aksionin kundër informalitetit në zonat bregdetare, ku në fokus është kontrolli për regjistrimin e bizneseve dhe lëshimin e kuponit tatimor. Po ashtu ,sipas të dhënave që jep Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, subjektet kanë rezultuar me rritje të xhiros me 12 për qind dhe numrit të kuponëve të lëshuar me 28 për qind, kjo për periudhën 1 qershor deri 7 gusht 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here