Kriza demografike, nuk ndalet rënia e lindshmërisë në Shqipëri

0
777

Kriza demografike e Shqipërisë po vazhdon të thellohet.

Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e dytë të këtij viti, lindjet në shkallë kombëtare ranë me 25.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Thënë ndryshe, në periudhën maj-qershor të këtij viti u regjistruan 1.891 lindje më pak, sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ky është tremujori i dytë rresht që lindjet shënojnë rënie të fortë dyshifrore. Madje, në tremujorin e parë të vitit, shtesa e popullsisë rezultoi negative, pasi numri i lindjeve rezultoi më i ulët sesa ai i vdekjeve.

Numri i lindjeve në Shqipëri shënoi vitin e kaluar nivelin më të ulët që nga viti 1930, kohë në të cilën shteti shqiptar krijoi për herë të parë Regjistrin Civil.

Rënia me shpejtësi e lindshmërisë në Shqipëri paralajmëron një krizë të thellë demografike në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here