“Frikë” nga familja e madhe, gratë dhe vajzat po lindin më pak fëmijë

0
1078

Kushtet ekonomike, emigracioni dhe divorcet janë disa prej arsyet që shpjegojnë rënien e numrit të lindjeve. Punonjësja sociale në maternitetin “Koço Glozheni” thotë se gratë dhe vajzat i frikësohen familjeve të mëdha për shkak të pamundësisë ekonomike.

Redjona është bërë nënë për të dytën herë . Perveç të sapolindurës, e reja nga Gramshi ka edhe një vajzë gjashtë vjeçe.

Ajo vjen nga një familje me shumë motra dhe vëllezër por kushtet ekonomike duket se e mbajnë larg nga krijimi i një familje po kaq të madhe sa ajo në të cilën është rritur.

Për të, dy fëmijë mjaftojnë dhe nuk e mendon të sjellë në jetë një të tretë.

Redjona: Dy vajza kam, mjaftojnë dy. Nuk jam që të jem me shumë fëmijë. Nuk ka të ardhura, nuk mund ti mbaj dot. Atëherë ishte kohë tjetër,  të gjithë fëmijët ishin të barabartë.

Redjona nuk është e vetmja që i frikësohet një familje me shumë fëmijë.

Në Shqipëri janë të shumta familjet që po shkojnë drejt tkurrjes dhe faktorët janë të shumtë.

Punonjesja sociale në maternitetin “Koço Glozheni”, Artemisa Pulaj, thotë se pamundesia ekonomike dhe emigracioni renditen të parat në listën e arsyeve që i privon familjet për t`u shtuar me anëtarë të rinj.

Artemisa Pulaj: Faktor kryesor është emgrimi në moshë të re i popullsisë, varfëria, pasiguria për të gjetur një vend të sigurt pune, rritja e divorceve është goxha e theksuar, sidomos vitet e fundit ka një numër të madh të divorceve, gjithashtu edhe emancipimi i gruas.

Mungesa e politikave sociale dhe mbështetjes ndaj familjeve te reja ka ulur ndjeshëm numrin e lindjeve në Shqipëri.

Sipas të dhënave të INSTAT, për tremujorin e dytë të këtij viti lindjet kane shënuar rënie me 25% ose thënë ndryshe nga prilli deri në qershor janë shënuar 1891 lindje më pak.

Po ashtu një studim i OKB ka ngritur alarmin se deri në vitin 2100 popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 860 mijë banorë nga rreth 2 milionë e 900 mijë që është aktualisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here