PD: Shëndetësia u shtrenjtua, shqiptarët paguajnë për jetën

0
576

Partia Demokratike akuzon qeverinë se premtimi për shëndetësi falas ishte një mashtrim. Në një dalje për medit nga selia blu, deputetja Lindita Metaliaj tha se pas 5 viteve  shqiptarët paguajnë më shtrenjt për jetën.

Deklarata e deputetes Metaliaj

Shqiptarët që, sipas premtimit mashtrues të Edi Ramës duhet të kishin shëndetësinë falas, pas 5 vitesh kanë nje sistem më të keq shëndëtësor dhe paguajnë shumë më shtrenjtë për jetën.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka përkufizuar me 1 fjali përkeqësimin e sistemit shëndetësor në 4 drejtime kryesore.  Po citoj: 

“Mungesa e specialiteteve pranë shërbimeve në spitalet rajonale dhe bashkiake, si dhe mungesa e performancës së shërbimit parësor, ka krijuar rritjen e kostove dhe përqendrimin e pacienteve në qendrën më të madhe universitare, QSUT.”-thuhet në konkluzionin e KLSH-së. 

Së pari: Mungesa e specialiteteve, pra e mjekeve specialistë në spitalet e vendit tregon dështimin total të qeverisë me shëndetësinë. Për shkak të mungesave skandaloze të pajisjeve në spitale, mjekët ose nuk pranojnë të shkojnë ne rrethe ose largohen në emigrim.

Së dyti: Mungesa e performancës në shërbimin parësor, pra në qendrat shëndetësore është treguesi më i qartë sesi sistemi është lënë në mëshirë të fatit, pa investime, me infrastrukturë të rrënuar, pa pajisje, pa ilaçet më elementare. Sistemi është vënë në shërbim të koncesioneve korruptive, veçanërisht të check up-it, pasi puna e mjekut dhe infermierit matet jo si i shërben qytetarit, por me sa analiza check up bën në muaj. 

Së treti: Përqëndrimi i pacientëve në QSUT është treguesi sesi situata në spitalet e rretheve është përkeqësuar për shkak të braktisjes nga qeveria dhe centralizimit të shërbimit në një spital të vetëm, ku Ministrja kontrollon tenderat qindra milionësh. 

 Së fundi, por jo për nga rëndësia: raporti i KLSH provon atë që vuan sot çdo shqiptar i zakonshëm: shtrenjtimin e një shërbimi më të keq shëndetësor. Dhënia me konçesion e shëndetit të shqiptarëve nga Edi Rama është arsyeja kryesore e përkeqësimit të përditshëm te shëndetësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here