Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Vizë turistike për në SHBA? Ambasada: Nuk ju duhet garanci financiare

Vizë turistike për në SHBA? Ambasada: Nuk ju duhet garanci financiare

0
861

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një sqarin për ata që duan të marrin një vizë turistike amerikane.

Në një njoftim në Facebook, ambasada  sqaron se nuk ka nevojë për garanci financiare, por vetëm pasaporta dhe fleta e konfirmimit. Në njoftim thuhet se vendimi për të dhënë një vizë amerikane bazohet vetëm tek intervista.

“Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera në mbështje të aplikimit tuaj për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara. Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi!”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here