Thursday, April 18, 2024
Home Aktualitet Koncensionet, Vasili sulmon Ramën: Qeveria italiane i anuloi, qeveria e Tiranës vazhdon...

Koncensionet, Vasili sulmon Ramën: Qeveria italiane i anuloi, qeveria e Tiranës vazhdon hajdutërinë

0
717

Referuar vendimit të qeverisë italiane për anulimin e koncensioneve, vendim të cilin e konsideron një reflektim të fortë kritik dhe pozitiv, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kërkon nga kryeministri Rama të bëjë të njëjtën gjë me koncensionet në vendin tonë. Në një postim në facebook, Vasili shkruan se e gjithe Europa është sot në një reflektim të fortëkritik për atë ç’ka kabërë ajo vetë me koncesionet.

‘Greqia,Franca,Spanja,Irlanda dhe se fundi ne menyre dramatike Italia kane provuar se koncesionet kane rezultuar qartazi me leverdi ekonomike zero,nje pastrim parash sheshit,me ngarkesa financiare shume te medha shtese ne ngarkim te shtetit dhe me nje korrupsion te jashtezakonshem.’

Në vijim Vasili shkruan se qeveria shqiptarë është paralajmëruar rreptë nga të gjithë partneret strategjikë, politikë dhe ekonomike, por kryeministri shqiptar nuk ndalet.

‘Kur shtete europiane me kapacitete shumë të mëdha planifikimi dhe vlerësimi ekonomik kanë dështuar frikshëm mendo më tej për qeverisjen hajdute, amatore dhe korruptive në Shqipëri se cfarë badërdie ekonomike mund të prodhojë.’ – shkruan kreu i grupit parlamentar të LSI ndërsa thekson se koncesionet janë një kancer që po e ha dhe do ta hajë Shqipërinë dhe shqiptarët për dhjetëra e dhjetëra vjet.”

Ndërsa e konsideron një vendim pozitiv atë të qeverisë italianë për të anuluar koncensionet Vasili apelon qeverinë shqiptare të marr shembull nga shtetit fqinj.

‘Kryeministri dhe qeveria duhet të ndalen së shkatërruari këtë vend me koncesionet hajdute dhe kriminale.Italia e dha shembullin e madh të kurajos patriotike për ta mbrojtur Italinë nga kjo e keqe.
Po këta të Tiranës ç’do bëjnë apo rëndësi për ta ka që kusaria të vazhdojë….

(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here