TIRANE- Larg zhurmës së politikës dhe vapës së Tiranës, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që 12 ditë gushti t’i kalojë mes bukurive natyrore të Prevallës në Kosovë.

Ka qenë vet kreu i shtetit që ka postuar disa foto, teksa shfaqet me një pjesë të familjes, i relaksuar dhe veshur sportiv.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë. 12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore, detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit”, shkruan Meta në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe disa foto, ku shihet me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe vajzën e vogël, Era.

Kujtojmë se që në marrje të postit të Presidentit, Kryemadhi duke qenë se kishte rolin e drejtueses së Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk mbajti rolin e zonjës së parë, por e bija e saj Era.