Tuesday, April 23, 2024
Home Aktualitet Me shpejtësi skëterrë në autostradë, policia i heq patentën të riut: Këtë...

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, policia i heq patentën të riut: Këtë herë ishte me fat (Video)

0
832

TIRANE- Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen sigurisë, policia rrugore ka kryer kontrolle me radar mbrëmë në autostradën Tiranë-Durrës. Policia ka hequr 9 patenta, ndërsa ajo që ra në sy ishte një 24-vjecar nga Tirana i cili lëvizte me 170 km/h, kur limiti është 90 km/m.

“Drejtuesi i mjetit kësaj here, ishte me fat pasi shpëtimtari ishte polici dhe radari e drejtuesi i mjetit shkoi shëndoshë ne banesë por pa patentë. Të tilla shpejtësi rrezikojnë maksimalisht të çojnë në banesë patentën pa të zotin.

9 patenta të hequra për shpejtësi qe varionin nga 150-170 km/h. Duajeni jeten mbrojeni atë, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, dhe rezultati = udhëtim i sigurt”- thuhet nga policia Rrugore.

(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here