Te rinjte e LRI-se nisin pastrimin ne Gjirin e Jales,ja cfare do ndodhe ne 5 ditet e qendrimit te tyre…

0
616

Është traditë që të rinjtë e LRI-së, të mblidhen në Jalë.

Aktiviteti i Akademisë nis sot dhe zgjat 5 ditë, nga data 20-25 Gusht.

Këtë vit marrin pjesë më shumë se 600 të rinjë nga e gjithë Shqipëria, që i bashkohen aktivitetit të LRI-së në gjirin e Jalit.

Të rinjtë do të kalojnë 5 ditë së bashku, ku misioni kryesor është socializimi dhe zbulimi i elementëve që dëshirojnë të spikatin politikisht.

Gjatë gjithë ditës do të zhvillohen takime dhe trajnime të ndryshme me politikanë, diplomat, gazetar dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët do të ndajnë diskutimet e tyre dhe do ti përgjigjen pyetjeve të Anëtarëve të LRI-së.

Në kamp të rinjte do të ndajnë eksperiencën e të jetuarit në komunitet.

Ku çdo punë dhe shërbim gjatë qëndrimit në kamp do të kryhet nga vetë të rinjtë për të rritur tek ta sensin e përgjegjshmërisë.

Aktivitetet kulturore, artistike dhe sportive do të jenë shoqëruese të këtij rrugëtimi të për çdo të ri të LRI në këtë Akademi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here