Futboll-Kalendari i Kategorisë së parë
Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve për kapionatin 2018-2019. Institucioni më i lartë i futbollit shqiptar ka përcaktuar që kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Hasan Lika të luajnë në grupi A duke pasur si rivalë skuadra të tilla si Dinamo, Veleçiku, Besëlidhja, Burreli, Korabi, Erzeni, Iliria, Shënkolli dhe Vora. Shorti i hedhur pranë zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit ka vënë përballë në javen e parë Vllazninë dhe Korabin e Peshkopisë. Një kundërshtar jo i panjohur per shkodranët te cilet jane perballur me pare me kete skuader ne superlige. Kjo ndeshje do të luhet me datë 9 shtator në shtëpi për kuqeblutë, ku me të gjitha gjasat takimi do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra tjetër e qarkut Shkodër, Veleçiku i Koplikut, skuadër e cila është rikthyer këtë sezon përsëri në kategorinë e parë, ndeshjen e parë të sezonit do ta luajë jashtë dhe pikërisht në Tiranë përballë Dinamos së Tiranes. Në pritje të startit të kampionatit kombëtar, skuadra kuqeblu ka nisur të hënën javen e dytë stervitore me përgatitjet që po zhvillohen në fushën sportive të Shtojit. Përsa i përket drejtorit sportiv,prezantimi i tij ishte menduar të bëhej të marten, por për shkak të takimeve dhe angazhimeve aktuale dhe ristrukturimit të Akademisë dhe të anes sportive të klubit, prezantimi i tij do të behet diten e mërkure, datë 22 gusht ne oren 11.00 në sallen e Bashkisë Shkodër.