Friday, April 19, 2024
Home Kronika Britania shpall në kërkim një shqiptar të rrezikshëm

Britania shpall në kërkim një shqiptar të rrezikshëm

0
1108

Një 34-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet e Britanisë së Madhe. Mediat britanike shkruajnë se bëhet fjalë për Granit Shehun, i cili është një person i kërkuar në Shqipëri për vrasje.

Dyshohet se 34-vjeçari ishte përfshirë në një grindje më 16 shtator 2015, në të cilin me një armë zjarri qëlloi dhe vrau një person.

Shehu përshkruhet si i bardhë, me flokë kafe të shkurtër.

Ai dihet se ka lidhje me Londrën, Eastbournein, Leedonin dhe Midlandsin Perëndimor.

Për shkak të natyrës së shkeljeve që Shehu është shpallur në kërkim, policia britanike apelon që publiku të mos i afrohet atij.

Çdokush që ka informacion mbi vendndodhjen e Shehut duhet të kontaktojë Njësinë e Ekstradimit të Metit në 0207 230 3191 ose të kontaktoni me Crimestoppers në mënyrë anonime në 0800 555 111, shkruajnqë mediat britanike referuar policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here