Udhëtonte drejt Shqipërisë me 14 mijë euro, doganierët grekë i sekuestrojnë paratë shqiptarit

0
927

Një shtetas shqiptar, i cili po udhëtonte nga Greqia drejt Shqipërisë me një shumë parash, është bllokuar nga autoritetet greke në doganën e Kakavijes.

Shqiptari kishte me vete 14 mijë Euro, të cilat nuk i kishte deklaruar tek organet doganore sipas ligjit.

Doganierët grekë sekuestruan 25% të shumës së parave, sikurse e parashikon ligji. Kushdo që kalon kufirin dhe ka të paktën 10 mijë Euro, shumën e parave duhet ta deklarojë tek autoritetet doganore përkatëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here