Regjistrimi i maturantëve që kanë rezultuar fitues në një nga programet e studimit kryhet vetëm pranë Sekretarive mësimore të Fakultetit përkatës. Në dispozicion maturantët kanë 48 orë kohë, në të kundërr rrezikojnë studimet.
Data 30 gusht shënon nisjen e regjistrimeve për në institucionet e arsimit të lartë, publike dhe private.
Maturantët që kanë rezultuar fitues duhet të paraqiten pranë Sekretarive mësimore përkatëse.
Kestri Korçari, Sekretare e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, sqaron maturantët për dokumentacionin që duhet të dorëzojnë ditën e regjistrimit.
Kresti Korçari: Mjet identifikimi që mund të jetë karta e identitetit ose pasaporta. Dokument tjetër është dëftesa e maturës shtetërore, provimet e maturës shtetërore të cilat duhet të jenë të sigluara nga Drejtoria Arsimore e rrethit përkatës.Është deklarata që duhet të plotësojnë pranë Sekretarisë mësimore e cila jepet nga Fakulteti përkatës.Kandidatët që kanë mbaruar studimet para vitit akademik 2016-2017, duhet të kenë patjetër me vete formularin A1Z ku është ID e maturës shtetërore.
48 orë kohë do të kenë në dispozicion maturantët për t`u regjistruar, në të kundërt ata rrezikojnë studimet e larta.
Kresti Korçari: Maturanti nëse shpallet fitues duhet patjetër të vijë pranë Sekretarive të regjistrohet brenda 48 orëve, në rast të kundërt nuk ka më të drejtë regjistrimi, vetëm nëse aplikon në raundin e dytë të regjistrimeve.
Por nëse maturantët dëshirojnë të ndryshojnë programin e studimit ku janë regjistruar duhet të presin datën 13 shtator për të kryer çregjistrimin.
Kresti Korçari: Edhe çregjistrimi kryhet pranë Sekretarive mësimore të Fakulteteve me mjet identifikimi dhe duhet të jetë vetë kandidati.
Në portalin U-Albania aty ku gjendet lista e fituesve, maturanti duhet të hyje përmes kodit personal.
Ngjyrat që do të shfaqen në sistem identifikojnë fituesit nga ata që mbeten në pritje.
Kresti Korçari: Në rast se është fitues shfaqet me ngjyrë jeshile, në rast se është në pritje shfaqet me ngjyrë të verdhë dhe kur nuk është fitues numri i tij ngjyroset me ngjyrë të kuqe.
Raundi i parë i regjistrimeve do të vijojë deri më datën 12 shtator dhe është i ndarë në 7 faza.
Çdo 48 orë, do të ketë zhvendosje të vijës së kuqe prandaj gjatë kësaj kohe maturantët këshillohen që të jenë vigjilentë dhe të kontrollojnë shpesh sistemin.