Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Kapen me drogë e mijëra euro në banesë, si u arrestuan dy...

Kapen me drogë e mijëra euro në banesë, si u arrestuan dy vëllezërit shqiptarë në Itali

0
967

Policia italiane arriti të arrestojë dy vëllezër shqiptarë, përkatësisht 49 dhe 41 vjeç. 49 vjeçari banon në Milano, ndërsa i dyti në Cologno Monzese.

Autoritetet italiane arrestuan 49 vjeçarin pas një kontrolli personal dhe të makinës, ku u gjetën 10 gramë kokainë të ndarë në 23 doza dhe 120 euro.

Karabinierët mundën t’i vinin në pranga falë një raporti përmes aplikacionit “YouPol”.

Pas kërkimeve të tjera edhe në shtëpinë e tyre, gjetën të vëllain. Në banesën ishin 63.380 euro në para të gatshme, 263.4 gram kokainë, 1.430 gram hashash, 220 gram marihuanë, 98 plumba kalibri të ndryshëm, tre peshore dhe materiale të ndryshme për paketim. Dy vëllezërit u arrestuan për posedim droge

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here