Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Zbardhet marrëveshje me Greqinë për patentat, shihni si të veproni

Zbardhet marrëveshje me Greqinë për patentat, shihni si të veproni

0
1061

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zbardhur detajet e marrëveshjes për njohjen e patentave me Greqinë.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje është lidhur me një afat të pacaktuar kohor dhe ofron:

I. Njohja e lejedrejtimit ndërmjet shtetit shqiptar dhe shtetit grek

Shtetasit Shqiptarë, mbajtës të lejedrejtimit shqiptare, Modeli I (lëshuar nga data 01.07.2005) ose Modeli II (lëshuar nga data 24.01.2017), mund të drejtojnë mjete në territorin grek, brenda periudhës së vlefshmërisë së lejedrejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin grek.

II. Konvertimi i lejedrejtimit ndërmjet shtetit shqiptar dhe shtetit grek

Në momentin që shtetasit shqiptarë vendosin rezidencën normale në Greqi, ata mund të konvertojnë patentën e tyre në atë greke, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale në shtetin grek.

Kjo procedurë realizohet pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejedrejtimit shqiptare,  në gjuhën sreke, pa qenë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike. Për konvertimin e lejedrejtimit shqiptare në lejedrejtimi greke, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit fqinj.

E njëjta procedurë ndiqet edhe për shtetasit grekë që vendosin të jetojnë në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here