Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Berisha: Në 3 javë në Shkodër më shumë krime se në të...

Berisha: Në 3 javë në Shkodër më shumë krime se në të gjithë Evropën

0
2354

Ish-kryeministri Sali Berisha duke marrë shkasë nga vrasja e djeshme në qytetin e Shkodrës, shkruan se në tre javë në këtë qytet ka vrasje dhe pengmarrje sa në të gjithë Evropën. Berisha shkruan se në qytetin verior synojnë bandat e lidhura me kryeministrin.

Berisha: Forca e krimit e bandave të Narkopartise të lidhura direkt me Noriegen ekzekutoi, plagosi dhe mori peng ne tre jave qytetare e biznesmene me shume se sa ne te gjithë Evropën të marrë së bashku. Pas tre vrasjeve dhe dy pengmarrjeve, sot (dje) forca e krimit ekzekutoi biznesmenin e radhës, Arjan Ferracaku.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes denoncoj situaten dramatike dhe sundimin e plote te bandave te Narkopartise te lidhura direkt me Edi Ramen dhe u bej thirrje qytetareve te Shkodres dhe mbare Shqiperise te ngrihemi per te permbysur sa me pare Edvin Kristaq Ramen dhe regjimin e tij te krimit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here