Thursday, April 25, 2024
Home Arsim Nikolla: Tekstet shkollore me standarde dhe pajisur me CD

Nikolla: Tekstet shkollore me standarde dhe pajisur me CD

0
1122

Qeveria thotë se tekstet e reja shkollore nga klasa e parë tek klasa 12 për vitin e ri shkollor 2018-2019 janë të standardeve ndërkombëtare.

Lëndët e shkencave janë përkthyer, përshtatur duke u marrë nga shtëpitë botuese prestigjioze, Cambridge, Oxford, Pearson.

Janë tekste me të cilat studiojnë edhe bashkëmoshatarët e fëmijëve tanë kudo në botë, të lehtësuara, por edhe të pajisura me CD për të punuar edhe me mjete alternative”, thotë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një video të shpërndarë në profilin e facebook të kryeministrit.

Para se tekstet të futen në katalog, vijoi ajo, e të licensohen kalojnë vitin e provës pothuajse 9 muaj të plotë nga mësuesit e Shqipërisë, të cilët pyeten sërish për të parë nëse ka kaluar diku ndonjë gabim i vogël dhe që kthehet në një detyrim për t’u respektuar nga botuesit në mënyrë që teksti të jetë përfundimisht i licensuar dhe të futet në katalogun e teksteve.

Alterteksti prodhoi 1310 tekste nga të cilat 600 tituj u refuzuan nga mësuesit, ndërsa këtë vit  400 mijë nxënës mësojnë me tekste të reja të standardeve ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here