Nervozohet Eda Zari: artistët shqiptarë s’kanë viza të mblidhen në Sarajevë

0
1052

“Ejani dhe kërceni me ne për lumenjtë e lirë!” Kjo është thirrja nga artistë të njohur nga Ballkani, të cilët përmes një koncerti, do të protestojnë për të shpëtuar lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Pjesëmarrës në ketë koncert, i cili do të mbahet në Sarajevë, janë edhe artistët shqiptarë, përmendim këtu jazz-këngëtaren e famshme Eda Zari. Pjesë e këtij koncerti do të duhej të ishin edhe këngëtarë nga Kosova, por një gjë e tillë duket se është e pamundur dhe kjo për shkak të vizave, transmeton emisioni Express në KTV.

Kjo ka bërë që Eda Zari të reagojë.

“Është një çmenduri e paarsyetueshme. Në shek e 21, kolegëve të mi nga Prishtina për të promovuar vlera artistike muzikale jashtë vendit ende u nevojitet vize (turp e mëkat, nevojitet vize për të dalë qoftë dhe deri tek fqinjët në Sarajevë) dhe të përballemi duke diskutuar në nivele diskriminuese. Kur do marrë fund ky poshtërim?!”, ka shkruar Edi Zari në rrjetin social, “Facebook”.

Ndryshe, koncerti do të mbahet më 29 shtator në Sarajevë dhe kjo nuk është hera parë që artistët tanë nuk arrijnë të marrin pjesë në ngjarje të tilla, pikërisht për shkak problemit me vizat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here