Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Pas goditjes së grupeve kriminale, Prokuroria e Shkodrës deklaratë…

Pas goditjes së grupeve kriminale, Prokuroria e Shkodrës deklaratë…

0
1615

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka vijuar hetimet intensive për identifikimin e autorëve të krimeve të rënda që kanë ndodhur në qytetin e Shkodres në muajt e fundit.

Çmojmë bashkëpunimin në nivel të lartë me Policinë e Shtetit për të ekzektuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për lejimin e kontrollit të banesave dhe vendeve të tjera.

Mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm të deduktuar nga provat e administruara deri në këtë moment procedural i paraqitëm gjykatës kërkesën për të lejuar kontrollin e banesave dhe vendeve të tjera, në të cilat mund të gjendeshin prova me rëndësi për hetimin.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Gjatë kontrollit janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar disa prova materiale, mbajtja e të cilave përbën vepër penale, për kryerjen e të cilave janë arrestuar 4 shtetas.

Duke pasur njëkohësisht mbështetjen e fortë të Prokurorisë së Përgjithshme, ritheksojmë vullnetin e palëkundur për të përmbushur detyrat në përputhshmëri me ligjin per goditjen e krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here