Marku mbledh drejtuesit e prokurorive pas ngjarjeve të fundit, analizë dosjeve pa autorë

0
783

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku zhvilloi një takim me të gjithë drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit.

Ky takim vjen në një kohë kur në vend janë regjistruar disa ngjarje të rënda kriminale të cilat ende janë pa autorë.

Pas mbledhjes, Prokuroria ka shpërndarë një njoftim për mediat ku thuhet se Marku, kërkoi rritjen e bashkëpunimit me Policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kryeprokurorja ka kërkuar vëmendje të shtuar për dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim kryerjen e veprimeve të gjithanshme, me shpejtësi dhe efikasitet në drejtim të zbulimit të autorëve”, thuhet në njoftim.

Kryeprokurorja ka tërhequr vëmendjen edhe në një tjetër drejtim.

Gjatë mbledhjes, nga Marku u është kërkuar drejtuesve të prokurorive, të paraqesin brenda muajit shtator, listën e përditësuar të personave në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit marrjen e të gjitha masave për evidentimin dhe kapjen e tyre.

Po ashtu, Kryeprokurorja u ka kujtuar drejtuesve të prokurorive detyrimin ligjor për raportimin dymujor të gjendjes së kriminalitetit në rrethet përkatëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here