Një deklaratë e Ernest Gjokës se “nuk është normale që një trajner të largohet pas tri javësh kampionat”, ka provokuar presidentin e Kamzës. Naim Qarri nuk e ka kapërdirë dot mesazhin ish-trajneri të Vllaznisë, Kukësit, Kamzës, Apolonisë dhe Flamurtarit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Qarri thotë se Gjoka ishte një kandidat për të drejtuar Kamzën pas largimit të Devollit, por nuk i plotësonte dot kushtin kryesor që kërkon Gjoka në një klub: daljet nga dera e pasme…

Naim Qarri

REAGIMI – “Kam dëgjuar pak ditë më parë Ernest Gjokën në ‘ABC News’ kur thoshte se një trajner nuk shkarkohet pas tri javësh kampionat. Në fakt, unë Gjokën e doja trajner te Kamza, por nuk i plotësoja dot kushtin që stadiumi ynë të ketë derë të pasme. Gjoka i ka qejf dyert e pasme… Kur dështoi me Vllazninë dhe e kuptoi që kishin rënë nga kategoria, nuk doli si burrë nga dera kryesore, por iku nga dera e pasme. Ne në Kamzë nuk kemi dyer të pasme që Gjoka të dalë andej kur nuk i shkojnë punët mirë. Ndaj nuk e morëm trajner”, ka thënë Qarri me ironi.

 

LEAVE A REPLY