Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Vetting politikës? Krasniqi: Vullneti real shihet tek mbështetja që i jepet drejtësisë

Vetting politikës? Krasniqi: Vullneti real shihet tek mbështetja që i jepet drejtësisë

0
676

Politologu Afrim Krasniqi, e sheh si zhvillim pozitiv propozimin e opozitës për vetting në politikë, por argumenton se realizimi i këtij procesi është i vështirë.  Krasniqi thotë se është pothuajse e pamundur të krijohet një strukturë e pavarur dhe mbi palët që të udhëheq procesin.

Krasniqi: Nisma që vjen nga partitë, përsa kohë që nuk ekziston një mekanizëm i jashtëm, i paanshëm dhe me fuqinë mbi tre partitë kryesore, ngelet gjithmonë deklarim politik. 

Krasniqi thotë se vullnet të qartë  për të pastruar politikën, do të kishte vetëm kur vettingu të shoqërohet me mbështetje të fortë për sistemin e drejtësisë.

Krasniqi: Nga mënyra si është propozuar nuk ka një mekanizëm të njëjtë me vendet e tjera, por ka një mekanizëm që i ngjason SPAKUT. Nëse politikanët do miratojnë strukturën e SPAKUT dhe BKH, ajo do të jetë një ditë kur politikanët do të japin llogari dhe zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar do të përballen si cdo qytetar para ligjit. Ajo do jetë realisht vullneti real politik i partive për të zbuluar ligjin dhe për të njohur vendimmarjen ligjore mbi vetë politikanët. 

Politologu Afrim Krasniqi, propozon qe fokusi i vettingut të jenë asetet financiare dhe vendimet qe poltikanet kanë ndërmarrë.

Krasniqi: Zakonisht në Shqipëri një politikan i korruptuar është më i rrezikshëm sesa një politikan që mund të ketë lidhje me individë që kanë precedentë kriminalë. Kështu që do të duhet që procesi i vettinguti propozuar nga opozita nëse shkon në nismë parlamentare dhe merret në trajtim të fokusohet sidomos në asetet e deklarimit të pasurive dhe tek mënyra si politikanët kanë ushtruar pushtetin këto 28 vite. 

Për të pastruar politikën nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit, sipas politologut Afrim Krasniqi, në sitë  duhet të kalojnë  dhe emërimet e politikanëve.  Sipas tij, çdo politikan që ka emëruar  drejtorë apo funksionuarë me rekorde kriminale në administratë dhe parti, duhet të largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here