Gjetan Keta është kampioni i ri i botës për peshat e mesme në kategorinë WBU. Në duelin e zhvilluar në Dibër të Madhe, boksieri shqiptar mundi boshnjakun Sladan Janjanin.

Ishte një ndeshje ku Gjeta ishte gjithë kohës superior ndaj rivalit të tij. Agresiviteti i tij u vu re që në raundet e para të sfidës duke bërë që Janjanin të mos i rezistojë shumë Gjetës duke u tërhequr në raundin e pestë të sfidës, ndërkohë që në raundet e mëparshme ai ra dy herë në Knock Down.]

Për Gjetën, që u ngjit në ring pas një shkëputjeje disa mujore, kjo ishte fitorja e 23 në karrierë.

LEAVE A REPLY