Kejdi Mehmetaj: Librat nuk po shpërndahen falas, ato po jepen me kredi

0
1002

Deputetja e LSI: Prindërve po u kërkohet të firmosin procesverbalë pasi marrin në dorëzim librat e fëmijëve

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon problemet që po hasin në këtyo ditë fëmijët të cilët duhet të pajisen me tekste shkollore falas.

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, shprehet se librat shkollorë nuk po shpërndahen falas, ato po jepen me kredi.

Mehmetaj shprehet se në fund të vitit shkollor fatura sërish do të paguhet e bashkë më të edhe interesi në formën e ngarkesës emocionale që do kalojnë fëmijët.

Prindërve, thotë deputetja e LSI-së, po u kërkohet të firmosin procesverbalë pasi marrin në dorëzim librat e fëmijëve, ku qartazi u lind detyrimi për të paguar librin, në rast se në fund të vitit shkollor në të ka sikur edhe një shënim të vogël me stilolaps apo ndonjë faqe të dëmtuar.

“Librat nuk po shpërndahen falas, ato po jepen me kredi! Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, sidomos kur prek pjesën më të ndjeshme të shoqërisë: Fëmijët! Tani që fasada e Kryeministrit për “Librat Falas” po zbehet, e vërteta po rëndon mbi familjet shqiptare dhe drejtpërdrejtë mbi fëmijët. Librat nuk po shpërndahen falas, ato po jepen me kredi. Në fund të vitit shkollor fatura sërish do të paguhet e bashkë më të edhe interesi në formën e ngarkesës emocionale që do kalojnë fëmijët. Prindërve po u kërkohet të firmosin procesverbalë pasi marrin në dorëzim librat e fëmijëve, ku qartazi u lind detyrimi për të paguar librin, në rast se në fund të vitit shkollor në të ka sikur edhe një shënim të vogël me stilolaps apo ndonjë faqe të dëmtuar. Pra fëmijët, veç presionit që tashmë e marrin si dozë ditore nga momenti që hyjnë në shkollë e deri sa dalin prej saj, do të duhet të përballojnë edhe atë të prindërve të pamundur për të kryer pagesat e librave. Pra nuk kemi të bëjmë me libra falas, por libra me kredi. E si për të mos mjaftuar, përveç librave, prindërit marrin në dorë edhe një listë të gjatë me mjete mësimore që duhet ti blejnë për fillimin e vitit shkollor dhe fatura e të cilave shkon përafërsisht 6-7 mijë lek për fëmijë. Kjo është njëra faqe e sistemit tonë arsimor; të lënë pas dore, të degraduar. Me dashje po shkatërrohet i vetmi mjet që u jep shqiptarëve fuqi të luftojnë e dalin nga errësira: arsimi. Kështu ndodh kur Kryeministri qeveris për bandat, e jo për shqiptarët!”- u shpreh në reagimin e saj, ligjvënësja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here