Shqipëria, vendi me më pak ditë shkolle në Europë

0
725

Nxënësit në shkollat nëntë-vjeçare dhe ato të mesme në Shqipëri bëjnë më pak ditë shkollë se në shtetet europiane. Komisioni Europian ka publikuar raportin për edukimin në ciklin primar dhe atë dytësor ku vë në dukje se gjysmën e vitit në vendin tonë nuk zhvillohet mësim.

Fëmijët në Shqipëri shkojnë në shkollë vetëm 156 ditë. Ndërkohë mesatarja europiane varion nga 170 deri në 190 ditë. Kjo kryesisht vjen si pasojë e pushimeve të gjata verore, rreth 11 javë, por edhe numrit të lartë të festave.

Ata që zhvillojnë më shumë mësim në Europë janë danezët. Në Danimarkë, nxënësit shkojnë në shkollë 200 ditë të vitit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here