Vasili: Qeveria lakuriq përpara krimit vë para si gjethe fiku, drejtësinë e kapur

0
579

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme për veprimet e qeverisë në lidhje me sistemin e drejtësisë.

Sipas Vasilit, sfida e sotme është çlirimi i vendit nga krimi që ka kapur për fyti kryeministrin dhe qeverinë.

‘Kushdo që do të rrekej të bënte alibinë e krimit për shkak të mëditjes erëkeqe të qeverisë do të ishte as më shumë dhe as me pak se sa një më shumë pas gjethes së fikut të qeverisë’, shkruan Petrit Vasili në Facebook.

Më poshtë reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Qeveria lakuriq përpara krimit vë përpara si gjethe fiku drejtësinë e kapur.

Çlirimi i vendit nga krimi, që ka kapur për fyti kryeministrin dhe qeverinë është sfidë pa kthim dhe pa ndalim.

E gjendur lakuriq në ekspozimin ndaj krimit rilindja po vë përpara, për tu mbrojtur, drejtësinë e kapur si gjethe fiku.

Rilindja tani po përdor gërmadhën e drejtësisë së mbetur për tu futur në brekushet e saj.

Pasi kapen kryeprokuroren, vetingun, pasi futen si anëtarë të KLGJ-s dhe KLP-s lloj e soj personazh pa integritet të refuzuar edhe nga ONM, pasi shkatërruan kushtetutën e 21-22 korrikut, pasi shkrinë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, pasi lanë vendin pa KLGJ dhe KLP rilindja dhe të sajët menduan se ja hodhën.

Lufta pa asnjë kompromis me krimin dhe me ata që e përfaqesojnë në krye të qeverise është vija ndarëse për çdo qytetar, analist e politikan me integritet dhe që e do vendin.

Kushdo që do të rrekej të bënte alibinë e krimit për shkak të mëditjes erëkeqe të qeverisë do të ishte as më shumë dhe as me pak se sa një më shumë pas gjethes së fikut të qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here