Adoleshenti shqiptar gjendet i pajetë pranë makinës në Zvicër

0
816

Një adoleshent shqiptar është gjetur i pajetë pranë një makine në një vend pushimi në magjistralen A1 në Basserdorf ZH, të Zvicrës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme.

Sipas mediave gjermane, kufoma ndodhej në anën e djathtë të automjetit, ndërsa ishte hapur edhe dera e bashkudhëtarit.

Policia thotë se makina ishte e dëmtuar, duke hedhur dyshimet e para për një vdekje aksidentale, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja është denoncuar në polici të hënën rreth orës 13:00. Automjeti ishte i markës “Kia”, ngjyra e zezë dhe me targa të Bernës.

“Arsyet e vdekjes janë akoma të paqarta”, thonë nga policia. Grupi hetimor po heton çështjen në të gjitha drejtimet, ndërsa policia kërkon dëshmitarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here