Mes viteve 1800 dhe 1900 është asistuar në një transformim të vërtetë social, përveçse ekonomik, i cili ka çuar në zhdukjen e disa profesioneve, sidomos në Angli.

Njeriu kundër makinerisë: Një sfidë e stilit ‘Chaplin’, që ka bërë të shuhen punë të tilla si ndezësi i llampave të rrugës, shpërndarësi i qumështit apo shoqëruesi i ashensorit.

Lista e profesioneve të harruara është tmerrësisht e gjatë dhe në të gjenden disa profesione vërtet të çuditshme.

Mes tyre bie në sy pa dishim, ‘alarmi i zgjimit, njerëzor’, apo më sakt, një person i cili endej rrugëve të qytetit dhe trokiste tek dritaret e njerëzve të cilit i kishin besuar atij zgjimin në mëngjes që një ditë më parë.

Një përmbledhje fotosh të bëra në fillim të viteve 1900 tregon disa profesione të zhdukura me kalimin e viteve, si psh: fëmijë që shesin gazeta në rrugë, punëtorë në një mulli pambuku, ndërtues të rrotave të trenit, qëndistare jastëkësh e kështu me radhë.

Sipas një studimi të bërë nga ‘McKinsey Global Institute’ në  2017, 49%  e punëve që zhvilloheshin nga njerëzit fizikisht në botë, mund të jenë konvertuar në punë që zhvillohen nga makineritë, kur teknologjia penetroi në shkallë botërore.

LEAVE A REPLY