Sipas të dhënave nga Numbeo.com shqiptarët harxhojnë  më shumë për ushimet e shportës, ndërsa më pak për veshëmbathjet. Në rajon, Tirana renditet e katërta për nga kostoja e jetesës, duke lënë pas Shkupin dhe Prishtinën. Nga vendet e Europës, vendet që e kanë më të lartë koston e jetësë janë Zvicra, Islanda dhe Norvegjia.

Shqiptarët vazhdojnë të jenë ndër popujt që pjesën më të madhe të buxhetit të tyre e shpenzojnë për ushqime.

Në kryeqytet, një familje me 4 persona gjatë një muaji i duhet të shpenzojë rreth 170 mijë lekë të reja, ose 48 mijë lekë për person.

Me këtë sfond Tirana renditet në  vendin e 413 nga 533 qytete në të gjithë botën për shpenzime.

Sa i përket shpenzimeve në market, duket se ka një përmirësim. Rreth 32 % e buxhetit mujor një familje e harxhon për ushqimet e shportës, në krahasim me 39 për qind që ishte një vit më parë.

Por edhe çmimet e qirave të apartamenteve dhe të transporteve zënë një shumë të konsiderueshme në buxhetin familjar.

Në kryeqytet një familje mesatarisht shpenzon në restorante 12.6 % të parave, por më pak shqiptarët harxhojnë për veshjet, ku përdoren vetëm 5 për qind të të ardhurave.

Sipas të dhënave nga Numbeo, jetesa në Tirana ka një indeks prej 37.14 pikësh, duke u rënditur kështu e 4 në rajon për nga kostoja e jetesës.

Madje nënvizohet se shpenzimet janë në 62. 8 për qind më pak se në New York. Madje dhe në Prishtinë kostoja e jetesës është 30 për qind më e lirë se në Tiranë, ndërsa Shkupi 7% më pak.

Në vendet e rajonit  më e shtrenjta është Mali i Zi.

Në listen e vendeve të Europës ata që shpenzojnë më shumë janë Zvicra, e cila kryeson listën, më pas vijnë Islanda dhe Norvegjia.

LEAVE A REPLY