Tuesday, November 20, 2018

Franca i jep lejen e qëndrimit shqiptarit hero, shpëtoi dy familje nga mbytja

408
0

Shqiptari i cili u kthye në hero në Francë pasi shpëtoi dy familje franceze që rrezikoheshin nga mbytja mori lejen njëvjeçare të qëndrimit në Francë.

33 vjeçari nuk do te harroje kurre 9 qershorin kur me kurajo arriti të shpëtonte  6 pjesëtarë të familjes të cilët ishin bllokuar në banesat e tyre për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga përmbytjet që përfshinë rajonin e Mayenne-s.

Më 8 shtator Florim Shehu mori një zarf nga prefektura brenda së cilës ndodhej leja e qëndrimit për një vit. Po këtë ditë qyteti Change, ku jeton shqiptari nga Kosova kishte organizuar një festë në nder të tij.

Ndërkohë është hapur një fond që do të ndihmojë Florimin të blejë një makinë të re pasi atë që kishte e humbi gjatë përmbytjeve.

“Jam i lumtur” – tha Florim Shehu gjatë fjalës së tij në mbrëmjen e së shtunës – “Tani mua dhe familjes time i janë hapur shumë rrugë

Florimi së bashku me gruan dhe dy fëmijët jetonin në qytetin Change që prej shtatorit 2017 dhe kishin aplikuar për azil në dhjetor të po atij viti, shkruajnë mediat franceze.

Kjo është historia e dytë pas Mamoudou Gassama, djali i cili u bë hero pasi duke u kacavjerrë deri në katin e katërt arriti të shpëtonte jetën e një fëmije.

LEAVE A REPLY