Ekipi i Vllaznise nuk ka arritur te fitoje as ndaj Burrelit. Shkodranet kane zhvilluar sot ndeshjen e pare te kupes ku luajten ne transferte. Per kete sfide, trajneri Lika aktivizoi thuajse te gjithe titullaret duke e konsideruar si ndeshje shume te  rendesishme por pavaresisht angazhimit te tij, lojtaret treguan te kunderten.

Shkodranet kaluan ne avantazh ne minuten e 48 te pjeses se dyte me ane te brazilianit Junior Silva, i cili shenon golin e dyte radhazi me fanellen kuqeblu. (Javen e kaluar shenoi edhe ndaj Korabit). Djemt e drejtuar nga trajneri Lika tentojne te ruajne avantazhin por nuk arrijne dot. Ne minuten e 90, pak para perfundimit te ndeshjes, Burreli barazon me ane te Xhixhuas. Perfundimisht Burreli – Vllaznia 1-1 dhe takimi i dyte i kupes ne “Loro Borici” do te percaktoje se cila skuader do te kaloje ne raundin tjeter.

 

Burreli – Vllaznia 1-1

(Xhixhiua 90′ / Silva 48′)

LEAVE A REPLY