Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Shqiptari kapet me 500 mijë euro marijuanë mes kumbullave

Shqiptari kapet me 500 mijë euro marijuanë mes kumbullave

0
1414

Katër persona, midis të cilëve një 25 vjeçar shqiptar u arrestuan nga karabinierët e stacionit policor në Teano.

Në pranga përfundoi Denis Nuredi, banues në këtë zonë, një shtetas italianë dhe dy shtetas rusë, banues në Itali.

Policia sekuestroi 220 bimë marijuane me lartësi mbi 1 metër e 80 cm dhe deri në 3 metër, me një peshë të përafërt 250 kg e fshehur mirë mes pemëve të shumta të kumbullave në një hapësirë bujqësore prej 3 hektarësh. Shqiptari Nuredini ishte kujdestar i plantacioneve.

Në banesën e të arrestuarit tjetër Mallard Gregori, u gjetën edhe 12 kg marijuanë e tharë dhe e fshehur në një sirtar.

Vlera e drogës nëse do të shitej në tregun me pakicë, kapte shifrën e 500 mijë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here