Tuesday, April 16, 2024
Home Aktualitet Avionët e “Air Albania” me emra poetësh, Rama: Do çojmë Imzot Nolin...

Avionët e “Air Albania” me emra poetësh, Rama: Do çojmë Imzot Nolin në Nju Jork

0
2376

Sot është inauguaruar kompania shqiptare e fluturimit “Air Albania”. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij tha se secili avion do të mbajë emrat e potëve tanë shqiptare.

Avioni i parë dhe Rama do të quhet “Lasgush” dhe synimi është që në fund të viti të ardhshëm avioni me emrin Fan Noli do të niset për në Nju Jork.

Rama: Për ne që jemi të këtij vendi dhe jemi mësuar me çka na kujton menjëherë ai që  Klemend Aderi e pagëzoi në 1875 si aparati fluturues që imiton zogun, shqiponja është gjëja e parë është që mendojmë sapo mendojmë për fluturimin. Me këtë rast mësuam që aparatet fluturuese që imitojnë zogjtë duhet të kenë emra dhe zgjidhëm që shqiponjave tona tu vëme emrat e poetëve tanë. I pari është Lazgushi, tjetri që do të vijë menjëherë pas fluturimeve test që do të bëhen pas një muaji mes Tiranës dhe Stambollit për të filluar me pas me Romën, Milanon, Bolonjën dhe Londrën do të jetë Migjeni dhe ambicja jonë është që deri në fund të vitit të ardhshëm të çojmë nga Tirana në Nju Jork Imzt Nolin. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here