Thursday, September 20, 2018

Donald Lu: I skandalizuar që prokurorët nuk shkojnë dot në gjyqin e Shullazit

86
0

Ambasadori amerikan, Donald Lu në intervistën e fundit si përfaqësues i SHBA-ve në Tiranë, gjatë një interviste në “Real Story”, thotë se është i skandalizuar që prej dy vitesh nuk arrestohet Klement Balili, ndërsa Lul Berisha lirohet para kohe nga burgu.

Donald Lu: Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.  Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave.

LEAVE A REPLY