Thursday, April 18, 2024
Home Aktualitet “Frymëzim për shqiptarët”, Meta pret patriotin Jim Memeti

“Frymëzim për shqiptarët”, Meta pret patriotin Jim Memeti

0
627

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim patriotin me origjinë shqiptare, Jim Memeti, Kryetar i Bashkisë së “City of Greater Dandenong”, në Melbourne të Australisë.

Sipas Metës, Jim Mehmeti është një shembull frymëzimi për mbi 25 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Australi.

“Pata kënaqësinë të takoj patriotin shqiptar me origjinë nga Manastiri, Jim Memeti, Kryetar i Bashkisë së “City of Greater Dandenong”, në Melbourne të Australisë.
Duhet të jemi krenarë që z.Memeti drejton denjësisht një qytet kaq multikultural, ku qytetarë nga 150 kombësi të ndryshme jetojnë në harmoni.
Jim Mehmeti është një shembull frymëzimi për mbi 25 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Australi, të cilët ruajnë me dashuri gjuhën, kulturën dhe traditat e të parëve të tyre.🇦🇱🇦🇺”, shkruan Meta në ‘Facebook’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here