Thursday, April 18, 2024
Home Kronika Itali, arrestohen 22 shqiptarë për shfrytëzim prostitucioni

Itali, arrestohen 22 shqiptarë për shfrytëzim prostitucioni

0
1154

Plot 22 shqiptarë dhe një shetase rumune janë arrestuar për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në Itali.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria e Komos, është zbuluar se të arrestuarit shfrytëzonin vajza në territorin e provincës së Brianzolit dhe Komos.

Secili prej tyre shfrytëzonte një ose më shumjë vajza, madje disa prej të arrestuarve arrinin ti kontrollonin vajzat edhe nga burgu.

Vajzat ndiqeshin nga larg dhe shoqëroheshin në zonat ku ushtronin prostitucionin si dhe merreshin nga shtëpitë e klientëve.

Tre prej të arrestuarve janë akuzuar edhe për mbajtje të armëve pa leje.

Pritet që detaje të tjera të këtij operacioni të dalin gjatë një konference që do të mbahet paraditen e sotme nga skuadra e policisë e kuesturës së Milanos

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here