Kompani të rëndësishme kineze po kërkojnë të investojnë në Shqipëri

0
583

Interesi i investitorëve kinezë për ekonominë shqiptare është shtuar ndjeshëm. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, tha se aktualisht Kina ka rreth 700 mln dollarë investime në Shqipëri, duke u transformuar në partnerin e tretë tregtar për nga rëndësia.

Sipas saj, kohët e fundit ka pasur kërkesa nga kompani mjaft serioze për të investuar në fushën e bujqësisë, infrastrukturës, energjisë së rinovueshme dhe veshjeve.

Sonila Qato: Aktualisht, Kina është një vend me investime të rëndësishme në Shqipëri, ku shuma totale e investimeve kalon vlerën e 700 milion dollarëve duke punësuar mijëra njerëz në vend dhe duke dhënë kontribut aktiv jo vetëm për punësimin dhe të ardhurat tatimore në Shqipëri por duke ndikuar dhe në nxitjen e shkëmbimeve mes dy palëve në fushat e teknologjisë, menaxhimit të tregjeve dhe të burimeve njerëzore. Tashmë një numër jo i vogël i kompanive kineze me potenciale të fuqishme, me reputacion dhe eksperiencë të pasur ndërkombëtare, janë duke studiuar një sërë projektesh në Shqipëri si dhe janë në kërkim të bashkëpunimit me partnerë shqiptarë për investime në fushën e energjisë së rinovueshme, transportit, përpunimit të veshjeve apo të bujqësisë.

Drejtori i byrosë tregtare, Zhan Jian, nga provinca e Anhui-t u shpreh se duhet të mbrohen investimet e huaja në mënyrë që të rriten shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Zhan Jian: Besojmë që nëpërmjet takimeve të tilla të thellojmë bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve tona. Shohim me interes mbrojtjen e investimeve të huaja por edhe ato kineze ne Shqipëri.Gjatë 2017, eksport-importi me vendin tuaj ka qenë i ulët me këtë provincë dhe ka arritur në 5.42 mln dollarë, ndërsa gjatë këtij viti deri në korrik volumi i import- eksporteve ka shkuar 4 mln dollarë.

Për të rritur më tepër bashkëpunimin ekonomik në Tiranë u zhvilluan një sërë takimesh midis me kompanive kineze dhe shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here