Marijuana në Igumenicë, kush janë 3 shqiptarët e kapur

0
856

Zbulohen emrat e tre shqiptarëve të arrestuar në Igumenicë pasi u kapën me sasi të ndryshme droge. Sipas mediave greke ata janë Renols Mitat Meta, 29 vjeç, lindur në Burrel e banues në Sarandë, Jurgen Vladimir Gjonaj, 24 vjeç dhe Grisild Ajet Qoku, 30 vjeç nga Delvina.

Meta dhe Gjonaj u kapën pas mesnate në rrugën bujqësore në Drimitsa, Igumenicë, teksa transportonin në këmbë çanta që përmbanin 48 pako me 51 kg 10 gramë marijuanë.

 

Ndërsa Grisild Qoku u ndalua në Petusiou, Igumenicë, teksa lëvizte me një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 41 pako me 77 kg 270 gramë marijuanë. Gjithsej në dy operacionet u sekuestruan mbi 128 kg marijuanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here