Saturday, April 20, 2024
Home Arsim Ministrja Nikolla me mësuesit: Shndërrim rrënjësor kurrikular…

Ministrja Nikolla me mësuesit: Shndërrim rrënjësor kurrikular…

0
744

 Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e procesit të ri mësimor në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme, vjen një mesazh nga ministrja Lindita Nikolla.

Teksa solli në vëmendje punën e bërë në këtë sektor, Nikolla tha se ka ende punë për t’u bërë. Në një takim me mesuesit e punesuar nga portali, Nikolla tha se numri një i arsimit tha se këtë vit, 400 mijë nxënës do të mësojnë me kurrikulën e re.

“Lëndet me zgjedhje në gjimnaze ishin një makth. Po përmbyllim reformen në gjimnaze. Transformuam tërësisht sistemin e kualifikimit. Janë trajnuar mbi 20 mijë mësues. E kam ndjerë shpesh peshën e kritikave. Çdo nismë e ministrisë etiketohej si skandal. Ne përafruam tekstet me standardet e BE. Ka një shndërrim rrënjësor kurrikular, pasi më parë programet ishin tmerrësisht të ngarkuara”, tha Nikolla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here