Tuesday, November 20, 2018

Ndjekja e gjatë me ” Suzuki”, shqiptari arrestohet me mijëra euro të “rreme”

264
0

Ai dyshohej se mbante drogë dhe në vend të kësaj u gjet në posedimin e mijëra eurove. Në pranga ka përfunduar një 42 vjeçar shqiptar banues në Montesilvano (Pescara). Ai u arrestua pasi në shtëpinë e tij u gjetën kartëmonedha të shumta 20 eurosh të falsifikuara.

Në një vend, policia gjeti 143 kartëmonedha me një shumë totale prej 2880 eurosh, ndërsa brenda një sirtari u gjetën edhe 4,400 euro “reale”, me gjasë të përfituara nga aktivitete të paligjshme të kryera prej tij.

Policia e ndoqi për disa orë shqiptarin para se ta ndalonte.

Si filloi ndjekja – Policia kishte marrë informacione për praninë e një shpërndarësi droge me një motor skuter në zonë. Pasditen e djeshme, teksa po zhvilloheshin kontrolle shtesë, policia vuri re një motor “Burgman Suzuki”. Pasi vuri re policinë, shqiptari shtoi gazin duke u larguar me shpejtësi të lartë drejt Pescarës. Që prej atij momenti, filloi ndjekja për disa orë me shumë vështirësi për të mos terrorizuar banorët dhe automjetet që qarkullonin në zonë.

Shqiptari menjëherë u shfaq shumë nervoz. Pas ndalimit, policia zhvilloi kontrolle në banesën e tij, ku u gjetën shumat e mëdha të parave.

Ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Pescarës.

Hetimi i mëtejshëm zbuloi gjithashtu se ndaj tij, ishte lëshuar urdhër dëbimi nga territori italian në shkurt të vitit 2016 nga Prefektura e Brescias.

LEAVE A REPLY