Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Albert Dervishaj tha se policia ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike me nisjen e vitit të ri shkollor. Midis masave është shtimi i patrullave në orët e lëvizjeve më të mëdha në afërsi të shkollave.

Ai përmendi disa masa:

– Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave

– Vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve

– Mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave

– Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik për nxënësit që mund të mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta apo sende të tjera
– Mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme me rojet e shkollave dhe punonjësit e shërbimit të SHPSF-ve, në ato institucione arsimore që e kanë një shërbim të tillë

– Vlerësimin e çdo informacioni që ka të bëjë me prishjen e rendit publik, konfliktet, mosmarrëveshjet që mund të kenë nxënësit apo fenomenin e bulizmit, si brenda shkollës ashtu edhe me shtetas të tjerë jashtë tyre, me qëllim marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e veprave penale, identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

LEAVE A REPLY