“Të jesh mësues do të thotë të jesh qendra e gravitetit të një familjeje që ka fëmijë për të rritur”. Kështu ka deklaruar kryeministri Rama gjatë takimit të sotëm me mësues të punësuar përmes portalit, duke mos ngurruar të thotë se pikërisht për këtë ndihet krenar.

Rama nuk ka lënë pa kujtuar edhe një nga mësueset që foli në nisje të këtij takimi, e që sipas tij, çfarë nuk kishte bërë që Rama të mos fitonte.

“Këtu ka qenë një mësuese që e njoh që kur isha kryetar i bashkisë, ajo nuk ka lënë gjë pa bërë që unë të mos fitoja zgjedhjet. E ka bërë si një qytetare që nuk ka dashur të më shikojë me sy me të drejtën e vet, ndërkohë që është një mësuese që nxënësve u jep atë që duhet dhe detyrën e saj si mësuese e kryen më së miri, si mund të biem në kurthin e hakmarrjes si ramë për cerek shekulli, duke i kthyer mësuesit në mish për topat e republikës”- tha Rama.

LEAVE A REPLY